Real Madrid ka fituar 2-0 ndaj Girona, në sfidën e luajtur në “Santiago Bernabeu”, e vlefshme për javën e 25-të të La Ligës. Goli i parë për madrilenët u shënua nga veterani Luka Modric në minutën e 41-të.
Një gol spektakolar i kroatit, pas një super goditjeje nga distanca. Goli i dytë erdhi në minutën e 83-të, pas një kombinimi perfekt mes Mbappe dhe Vinicius Junior, ku braziliani dërgoi topin në rrjetë në fund. SHIKO GOLAT
Pas kësaj fitoreje, Real Madrid renditet në vend të dytë me 54 pikë, po aq sa Barcelona e vendit të parë. Atletico Madrid renditet në vendin e tretë me 53 pikë.