Duhen edhe disa javë që të mbyllen kampionatet në Europë, që këtë vit përfundojnë më shpejt, për shkak të Botërorit.

Por merkatoja vazhdon në çdo kohë, aq më shumë për skuadrat me ambicie të ëmdha, siç është Reali i Madridit.

“As” në Spanjë bën të ditur se Reali ka gjetur akordin me drejtuesit e Fluminenses në Brazil për blerjen e sulmuesit Ramon de Araujo Siqueira, i datëlindjes 1998.

Lojtari do të qëndrojë te Real Madrid Castilla deri në qershor të vitit 2019. Ai do të blihet nga madrilenët për një shifër nga 4 deri në 6 milionë euro.

Sigurisht, nuk është një blerje nga ato të bujshmet që bën Reali, por është një investim për të ardhmen.

20-vjeçari ka spikatur në vendin e tij dhe Reali është interesuar menjëherë. / Vipsport/