Infermieria e Real Madrid nuk ndalet së dhuruari lajme të këqija për Santiago Solarin, i cili tani duhet të vuajë një tjetër mungesë pas dëmtimit të sulmuesit francez Karim Benzema, i lënduar në duelin e fundit në “Benito Villamarin” ndaj Real Betis (1-2), transmeton Gazetasheshi.com nga Marca.com.
Lëndimi i njërit ndër futbollistëve më në formë te skuadra mbretërore i shton kokëqarjen trajnerit Solari, i cili është duke vuajtur mungesat e Bales, Asensios dhe Marianos.
Benzema ka lënduar gishtin e pestë të dorës së majtë dhe është i detyruar të futet në operacion, por futbollisti ende nuk e ka marrë vendimin nëse do vazhdojë të luaj me dhimbje, apo do ti nënshtrohet ‘gërshërëve’ që do ta mbanin larg fushave të blerta për një kohë të gjatë.
50 dëmtime te Real Madrid që nga janari i vitit 2018
Rikthimi i Asensios, Bales, Kroosit, Llorentes dhe Courtois në qendrën e stërvitjeve ka rikthyer entuziasmin në kampin madrilien që ka vuajtur shumë në ndeshjet e fundit sa i përket organikës.
Nga infermieria pritet të vijnë lajme të mira për gjithë këta të lënduar, përpos Courtois, i cili pritet të jetë jashtë aksionit në duelin e fundjavës ndaj Sevillas.
33 lëndime gjatë vitit 2018/19
Një numër jashtëzakonisht i madh i lëndimeve e kanë përcjellur Real Madridin gjatë edicionit 2018/19. Gjithsej 33 lëndime kanë pësuar lojtarët madrilien, me Isco Alarcon që pushoi më shumë se 25 ditë. 24 lëndime muskulare dhe 9 thyerje ka qenë bilanci i hospitalizuarve që këtë edicion.
Me mungesat e shumta në përbërje Solari ka vendosur të bëjë zgjidhje te ekipi i të rinjëve Real Madrid Castilla, duke i dhënë mundësinë futbollsitëve si Reguilon, Fede Valverdes dhe Cristo Gonzales.