Real Madrid ka hequr dorë përfundimisht nga tentativat për afrimin e mbrojtësit të majtë Alphonso Davies. Kanadezi ka më shumë se një vit që kërkohet nga Los Blancos.

Kontrata aktuale e tij te Bayern skadon në verën e vitit të ardhshëm. Shumë klube janë përpjekur ta bindin me oferta të bujshme, sepse ai do të mund të transferohej me parametra zero, praktikisht pa kosto.

Javët e fundit Davies ka ndryshuar mendje. Ai donte të largohej nga Bayern dhe po afrohej me Real Madridin, por tani ka vendosur të rinovojë në Mynih.

Kjo e ka acaruar Florentino Perezin, i cili ka urdhëruar drejtuesit e klubit madrilen të heqin dorë dhe të mos bëjnë luftë të kotë për transferimin e kanadezit me oferta të mëtejshme./telesport/