Trajneri i Milan-it, Stefano Pioli, mund të bëjë rotacionin e par ëtë vërtetë ë shtunën kundër Verona-s, duke lënë kështu në stol disa prej yjeve të skuadrë si Theo Hernandez.
Pikërisht mbrojtësi francez është përmendur shumë në orët e fundit në Spanjë në lidhje me merkaton.Sipas El Gol Digital, Real Madrid duket se e ka përfshirë përsëri emrin e tij në listën e dëshirave për verën e ardhshme.
Për shkak të vështirësive ekonomike për të arritur tek Alphonso Davies, Carlo Ancelotti duket se ka zgjedhur yllin e Milan-it për krahun e majtë të mbrojtjes.
Një operacion që klubi i Florentino Perez nuk e konsideron të lehtë, por për të cilin është gati t’i ofrojë Milan-it plot 60 milionë euro.
Vetë lojtari duket se do të ishte i gatshëm të kthehej në kryeqytetin spanjoll.