Presioni në Zidanen është në rritje, kështu që nuk është çudi që të lexoni raportime se Reali ka gjetur zëvendësuesin e tij nëse rezultatet nuk përmirësohen. Pas një fitimi madhështor të dy kupave vitin e kaluar, Real Madrid ka kaluar në një formë tejet të dobët dhe renditet e katërta në La Liga me 19 pikë më pak se lideri Barcelona.
Humbja shokuese nga Leganes vetëm se ka shtuar vështirësitë për Zidanen – dhe i jepet rendësi më të madhe vetëm ballafaqimi me Paris Saint Germainin në të 1/16 të Ligës së Kampionëve. Sipas Adam Crafton të gazetës britanike ‘DailyMail’, Reali është duke shikuar situatën e trajnerit të Tottenham Hotspurs, Mauricio Pochettino.
Edhe pse nuk fitoi asnjë trofe për ta dëshmuar atë, Pochettino ka fituar lëvdata për punën që ka bërë te Tottenham.