Ferland Mendy dhe Fran Garcia nuk kanë më vend te Real Madrid. Ata po bëhen gati për t’u larguar në merkaton e verës, sepse janë njoftuar paraprakisht për këtë nga klubi.
Dy mbrojtësit e majtë nuk janë mjaftueshëm bindës për të ardhmen e Los Blancos. Niveli i tyre nuk garanton cilësinë që Real Madrid kërkon.
Miguel Gutierrez, i shitur te Girona, pritet të rikthehet në “Santiago Bernabeu”, sepse ka një klauzolë rikthimi në kontratë. Ai do të jetë mbrojtës i majtë zëvendësues.
Plani A për këtë pozicion është Milos Kerkez nga Bournemouth. Ai po shkëlqen në Premier League, aq sa ka tërhequr vëmendjen e Liverpool.
Vlera e tij në treg është 50 mln euro. 21-vjeçari ka 27 ndeshje në Premier League./telesport/