Real Madrid ka publikuar rezultatet e tij financiare për gjashtë muajt e parë të sezonit aktual. Një raport shumë pozitiv për klubin e Florentino Perez falë efekteve të stadiumit “Santiago Bernabeu” të ri i cili këtë edicion është rikthyer në funksionim të plotë pas punimeve të mëdha rinovuese.
Stadiumi i “Los Blancos” jo vetëm që garanton një faktor sportiv dhe ekonomik kur lojtarët e Carlo Ancelottit luajnë në kryeqytetin spanjoll, por Bernabeu i ri është bërë gjithashtu një pikë referimi edhe më thelbësore për organizatorët e mëdhenj të ngjarjeve josportive që mbërrijnë në Spanjë.
Falë objektit të ri, Real Madrid pa të ardhurat e saj të rriten nga 460.9 milionë Euro në gjysmën e parë të 2023/24 në 589.7 milionë në sezonin aktual.
Qarkullimi që i lejoi Blancos të kishin një fitim prej gati 30 milionë Eurosh, krahasuar me 23.6 të vitit të kaluar.
Siç shihet nga raporti gjashtëmujor i klubit spanjoll, të ardhurat e tjera përveç stadiumit, sollën pothuajse 150 milionë, një rritje prej gati 50 milionë krahasuar me sezonin 23/24. Miqësoret dhe ndeshjet e ndryshme të luajtura gjatë sezonit garantuan të ardhura prej 108 milionë Eurosh, nga 93 milionë të 23/24.
I vetmi burim i të ardhurave në rënie vjen nga të drejtat televizive të cilat në 23/24 garantonin 92 milionë, ndërsa tani janë 81.6 milionë. Një rënie e lehtë që u kompensua plotësisht në mënyrë pozitive nga të ardhurat tregtare që u rritën me gati 40%, duke arritur në 250 milionë.
Sa i përket shpenzimeve, Real Madrid ka një kosto prej 210.6 milionë Euro. Një rritje e konsiderueshme prej gati 70 milionë krahasuar me 23/24. Kostot e tjera aktuale të menaxhimit u rritën gjithashtu, duke shkuar nga 142 milionë në 31 Dhjetor 2023 në 207 milionë pas një viti.
Objektivi i radhës për klubin e Real Madrid është që të pres finalen e Kupës së Botës 2030 që do të luhet mes Spanjës, Portugalisë dhe Marokut.