Faza e grupit e Ligës së Kampionëve arrin në xhiron e katërt, me ndeshje të mëdha si Real Madrid-Milan. Këto janë dy skuadrat më të suksesshme në Europë dhe në botë, të cilat mbërrijnë në përplasjen direkte me nevojën absolute për pikë, për të shmangur të papriturat e hidhura në rrugëtimin e këtij kompeticioni. Për momentin, të bardhët kanë grumbulluar 6 pikë, ndërsa kuqezinjtë vetëm 3 pikë. Gjithçka do të nisë në orën 21:00, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, nën arbitrimin e Slavko Vincic.
Si mbërrin REAL MADRIDI – Ancelotti duhet të bëjë pa Courtois mes shtyllave, si dhe Alaba e Carvajal në mbrojtje. Nga ana tjetër është rikuperuar Rodrygo, i cili pritet ta fillojë nga pankina për t’iu lënë hapësirë përpara Vinicius dhe Mbappé, të mbështetur nga Bellingham. Tchouameni do të luajë në mesin e fushës, me Valverde dhe Camavinga në krahë. Lunin do të zëvendësojë Courtois, duke pasur përpara një mbrojtje të përbërë nga Rudiger dhe Militao në qendër, ndërsa Vazquez dhe Mendy në krahë.
Si mbërrin MILANI – Priten disa ndryshime nga Fonseca në 4-2-3-1 e tij, krahasuar me ndeshjen e fituar së fundi jashtë fushe, në Monza. Në mbrojtje vetëm Theo Hernandez do të konfirmohet në të majtë, ndërsa pjesa tjetër e vijës së vendosur përpara Maignan do të përfshijë Emerson Royal si mbrojtës të djathtë dhe tandemin Gabbia-Tomori në qendër.
Fofana dhe Reijnders do të mbajnë çelësat e mesfushës, duke mbështetur një kuartet sulmues me Leaon e shumëpërfolur që nga fillimi. Me të do të luajnë mes linjave Chukëueze dhe Pulisic, me Morata si qendërsulmues./telesport/