Dëshira e radhës e ‘Los Blancos’ është Erling Haland, 19 vjeçari norvegjez që është shndërruar në një sensacion në Evropë.
Sulmuesi i Red Bull Salzburg ka arritur të shënoi 18 gola në 11 ndeshje këtë sezon, përfshirë hat-trikun në Ligën e Kampionëve kundër Club Brugge, e po ashtu një gol kundër Liverpoolit në ‘Anfield Road’.
Pas këtyre paraqitjeve, nuk do diskutim se çmimi i Holand do të rritet dukshëm nga ai që pagoi Red Bull Salzburg, kur një vit më parë shpenzoi për të vetëm pesë milionë euro.
Në ‘Transfermakrt’ lojtari vlerësohet 12 milionë euro.