Përpara përfundimit të merkatos Real Madrid po kërkon që të bëjë një tjetër ‘mega’ lëvizje.
Deri më tani madrilenët kanë shpenzuar 300 milion euro për transferimin e Eden Hazard, Ferland Mendy,Luca Jovic, Militao,Rodrygo.
Por sipas raportimeve të fundit të ‘The Sun’, Reali nuk ka ndërmend të ndalet, dhe po përgatitet për një tjetër blerje.
Plot 150 milionë euro do të shpenzojnë “Los Blancos”, për të sjell në Madrid, Paul Pogba.
Me Gareth Bale që me gjasë do të kalojë drejt Kinës, skuadra do të përfitonte disa të holla, të cilat synon t’i shfrytëzoj për francezin.
Manchester United është e vendosur që të rezistojnë deri në fund për kartonin e lojtarit, po gjithçka varet dhe nga dëshira e lojtarit, i cili po e kërkon me ngulm largimin.