Real Madridi u mposht nga Barcelona në finalen e Kupës së Mbretit me rezultat 3-2 pas shtesave. Kjo ishte humbja e 13-të të sezonit 2024/25 nën drejtimin e Carlo Ancelotti – një shifër e re për trajnerin italian. 

Humbjet ndahen si më poshtë: 6 në Ligën e Kampionëve, 5 në La Liga dhe nga 1 në Superkupën e Spanjës dhe Copa del Rey.  

Më parë, Real Madridi i Ancelottit nuk i kaloi kurrë 13 humbje në një sezon të vetëm, me sezonet e mëparshme që shënuan 6 humbje (2013/14), 10 humbje (2014/15), 9 humbje  (2021/22), 12 humbje  (2022/23) dhe 2 humbje (2023/24). 

 Aktualisht, Los Blancos zënë vendin e dytë në La Liga me 72 pikë nga 33 ndeshje, duke mbtur pas kryesuesit Barcelonës me 4 pikë. 

Ancelotti duket se po shijon momentet e fundit në klubit, pasi largimi i tij duket i kryer në qershor. /Telegrafi/