Dhe janë dy trofe. Pas Superkupës UEFA te fituar ndaj Atalanta-s ne finale, Real Madridi pushton edhe Dohan dhe ngre trofeun e Kupës Ndërkontinentale pasi i shkaktoi një humbje 3-0 ekipit meksikan Pachuca në finalen e mbrëmjes së sotme të luajtur në Katar.

Fillimi i ndeshjes nuk ishte aspak emocionues, derisa Kylian Mbappé – i kthyer nga lëndimi kundër Atalantës – ndezi dritat dhe pas një kombinimi me Bellingham dhe Vinicius, ish-lojtari i PSG-së shënoi 1-0. Pikerisht braziliani i dha asist te mrekullueshem duke i thene “shtyje vetem ne rrjete”.

Mundësitë u shtuan për merengues, kundërshtarët nuk u treguan mjaft të mprehtë nga njëzet metrat e fundit dhe pësuan pasojat duke qene se Real Madrid ne finale nuk fal. Përveç një goli ne pozicion jashte loje, asgjë nuk ndryshoi.

Në pjesën e dytë Rodrygo pati edhe momentin e lavdisë së tij me nje gol te mrekullueshem, ndersa njeriu i finaleve te Real Madrid, Vinicius Jr, nuk u mjaftuar vetem me asist por shenoi edhe nga pika e bardhe per rezultatin final 3-0.

Rezultati i finales

Real Madrid – Pachuca 3-0

Mbappé 37′, Rodrygo 53′, Vinícius Jr. 84′ (p)

Formacionet zyrtare
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Lucas, Tchouaméni, Rüdiger, Fran García; Camavinga, Valverde, Bellingham; Rodrygo, Mbappé, Vinicius. Trajneri: Ancelotti.

Pachuca (4-2-3-1): C.Moreno; L.Rodriguez, Barreto, Micolta, B.Gonzalez; Montiel, Pedraza; Bautista, Deossa, Idrissi; Rondon. Trajneri G.Almada.