Turneu veror, “International Champions Cup”, shpesh herë ka sjellë rezultate surprizë dhe të shumta kanë qenë skuadrat që kanë befasuar. I tillë ka qenë edhe rezultati i ndeshjes Real Madrid-Atletiko në miqësoren e zhvilluar në kontinentin amerikan. Të besuarit e Simeones, kanë shkatërruar Real Madridin me rezultatin tenistik 7-3.
Që në minutën e parë, Kosta ka kaluar skuadrën e tij në avantazh pas një asisti të Feliks, ndërkohë që në minutën e 8 ka qenë vetë Feliks ai që ka shënuar.
Në minutën e 19, Atletiko ka realizuar golin e tretë dhe 9 minuta më vonë, Kosta ka realizuar golin e katërt. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Kosta ka vulosur tripletën e tij duke shënuar edhe golin e pestë.
Në pjesën e dytë, ka qenë sërish Kosta ai që ka shënuar në minutën e 51, ndërkohë që Naço ka ngushtuar diferencën në 1-6. Në minutën e 65, një faull në mesfushë ka sjellë edhe tension mes Karvahal dhe Diego Kostës ku të dy janë larguar me kartonë të kuq.
Kartoni i kuq nuk i ka prishur shumë punë Atletikos që ka shënuar edhe golin e shtatë në minutën e 70, ndërkohë që Benzema e Sançez kanë ngushtuar në 3-7. /VipSport/