Real Madridi arriti një përmbysje të madhe në transfertë kundër Valencias. Pavarësisht se ishin me një lojtar me pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Vinicius, në minutat e fundit me Modric dhe Bellingham erdhi përmbysja në 1-2.
Ndërkohë një skandal i madh ndodhi me Vinicius. Pas konfliktit me portierin rival, arbitri e ndëshkoi me karton të kuq. Vinicius shkoi për të sulmuar edhe arbitrin, por Rudiger evitoi skandalin më të madh. Sipas Real Madrid TV, madrilenët po luajnë kundër sistemit.
“Karton i kuq për Vinicius. Klubi duhet të tërhiqet menjëherë nga liga. Ky kampionat është i neveritshëm. Çdo ndeshje sjell një cirk. Kjo ndodh vetëm me Real Madridin. I gjithë sistemi është kundër klubit.
Sonte mundëm Valencian, gjyqtarët dhe këtë ligë të pistë. Ne po luajmë vetëm kundër të gjithëve”, ka thënë Real Madrid TV, i cili është akuzuar edhe më herët për presion karshi arbitrave. /Sport Ekspres/