Real Madrid dëshiron të sjellë portierin e ri nga Premierliga.
Real Madrid ka identifikuar portierin e ri.
“Marca” shkruan se klubi nga Santiago Bernabeu ka vendosur të paraqesë ofertë për transferimin e portierit të Chelseat, Thibaut Courtois.
Reprezentuesi belg u shpall portieri më i mirë në “Kampionatin botëror 2018”, dhe ka bindur Real Madridin për ta tentuar blerjen e tij, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.
Courtois ende nuk e ka konfirmuar qëndrimin në Chelsea por besohet se mund të jetë i interesuar të rikthehet në La Ligë ku luajti me sukses në Atletico Madrid.