Reali Madridi duket se ka siguruar për sezonin e ardhshëm mesfushorin e talentuar të Ajaxit, Doni Van de Beek.
Klubi holandez ka arritur akordin me palën madrielenë për të lënë të lirë 22-vjeçarin për shifrën e 55 milionë eurove.
Holandezi spikati sezonin e kaluar në Ligën e Kampioneve duke eliminuar bashkë me shokët e skuadrës Real Madridin dhe Juventusin.
Pavarësisht se luan në qendër të mesfushës, Van de Bik dallohet për saktësinë përpara portës, asistet dhe impenjimin në prapavijë.
Van De Bik pëlqehet shumë nga Zinedine Zidane dhe palët presin vetëm hedhjen e firmës në letër.
Lojtari u kërkua edhe gjatë merkatos së fundit verore nga Reali, por 22-vjeçari vendosi të qëndronte edhe këtë sezon në Holandë.