Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, e ka ndarë mendjen për të ndërtuar një skuadër të pathyeshme.
Kylian Mbappe quhet punë e mbaruar në Madrid dhe tashmë, “Los Blancos” mendohet se kanë arritur marrëveshjen me mbrojtësin e Bayernit, Alphonso Davies.
Lajmi është bërë me dije nga “The Athletic” dhe konfirmuar dhe nga mediat spanjolle, që nënvizojnë se mes Realit dhe mbrojtësit kanadez ka një parakontratë, që do ta vishte atë me të bardha në vitin 2024 ose në vitin 2025 në varësi të bisedime që Reali do të zhvillojë me Bayernin e Mynihut.
Me kanadezin, Reali po ndjek të njëjtën strategji siç bëri me Toni Krosin (2014) dhe David Alaban (2021).