Real Madridi është duke menduar për shitjen e Toni Kroosit. Krejt kjo vjen pasi që klubi madrilen dëshiron t’i plotësojë fondet për transferimin e Neymar da Silvas nga Paris Saint-Germain. Sipas mediave britanike, përfshirë këtu edhe Expressin, Kroos mund të transferohet te Manchester United. Edhe Manchester Unitedi është i interesuar për gjermanin, andaj një marrëveshje mund të arrihet shumë lehtë.

Idea është që Real Madridi t’i ulë shpenzimet e pagave të skuadrës, teksa më vonë të ”sulmojë” për Neymarin. Ish-ylli i Barcelonës shihet si zëvendësuesi ideal i Cristiano Ronaldos në Bernabeu. Gareth Bale gjithashtu mund të largohet në drejtim të Premierligës. Klubet në të cilat ai mund të transferohet janë Tottenhami dhe Manchester Unitedi.