Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Getafes në shtëpi me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 15-të të La Ligas. Mbretërit e nisën shumë mirë takimin, duke krijuar disa raste në fillim të ndeshjes.
Por goli erdhi në minutën e 30-të, kur Real Madridi fitoi penallti, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Jude Bellingham për 1-0.Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Kylian Mbappe një gjuajtje të bukur nga distanca shënoi për 2-0.
Ne pjesën e dytë, të dy ekipet kishin raste shumë të mira, me Getafen që qëlloi shtyllën dy herë, ndërsa Mbappe kishte disa raste, por që nuk i konkretizoi.
Real Madridi tani ka 33 pikë dhe mban vendin e dytë, me një pikë më pak se Barcelona, por ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/