Real Madridi nuk dëshiron më të transferojë Kyalian Mbappen, raporton Caden Ser. Klubi spanjoll ka tri vite që është i interesuar për sulmuesin francez, por deri më tani ka dështuar në të gjitha tentimet.

U raportua në këtë verë se sulmuesi 24-vjeçar dëshiron t’i bashkohet klubit mbretëror si lojtar i lirë në vitin 2024, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Sipas Cadena Ser, janë dy arsye madhore se përse Real Madriid ka vendosur t’i jap fund përndjekjes së Mbappes.Paga e tij e lartë dhe bonsuet e kërkuara e rëndojnë buxhetin e klubit dhe do të jenë më mirë edhe me alternativa më të lira.

Arsyeja e dytë është se Mbappe do të jetë 26-vjeçar në vitin 2024 dhe klubi dëshiron të fokusohet në lojtarë më të rinj, si në shembullin e Endrick dhe Edouard Camavingas. /Telegrafi/