Real Madridi është lidhur fort me një transferim të mundshëm të Alphonso Davies gjatë 12 muajve të fundit.
Ani pse në një fazë dukej se ishte e pashmangshme që ai do t’i bashkohet klubit spanjoll si lojtar i lirë verën e ardhshme, tani ka gjasa të mëdha se do të rinovojë kontratën tek Bayern Munich.
Në rast se ndodhë kjo, ‘Los Blancos’ do të duhej të fokusohej diku tjetër dhe tashmë ka një plan B nëse dështon transferimi i kanadezit.
Për shkak të paraqitjeve të dobëta të Ferland Mendy këtë sezon, ka shumë mundësi që Real Madridi do të përpiqet të nënshkruaj me një mbrojtës të majtë.
Një opsion mund të jetë ish-lojtari i tyre Theo Hernandez, me të cilin ishin lidhur edhe në të kaluarën.
Sipas Gazzetta dello Sport, Milani është i gatshëm ta shesë Hernandez i cili ka kontratë me ‘Rossonerët’ deri në 2026.
Për shkak të situatës së kontratës së tij, drejtuesit e klubit italian janë të gatshëm të ndajnë rrugët me francezin për 50 milionë euro.
Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, nuk ka qenë i kënaqur me nivelin e Hernandez në muajt e fundit, që është një aryse pse mund ta pranojnë shitjen e tij.
Real Madridi mund ta shfrytëzojë këtë në avantazhin e tyre dhe të bëjnë një ofertë gjatë afatit kalimtar veror./Telegrafi/