Reali i Madridit nuk heq dorë nga talentet futbollit brazilian. Me Vinicius Junior e Rodrygo në ekip, Florentino Perez ka shënjestruar një tjetër lojtar premtues, 17-vjeçarin Reinier të Flamengos, i cili ka rinovuar së fundmi dhe tashmë ka një klauzolë prej 60 milionë eurosh.
Emisarët spanjollë kanë nisur bisedimet e para për të mësuar synimet e lojtarit, ndërkohë që për të janë në garë edhe Atletico Madrid me Paris Saint Germain.
Për Real Madridin nuk do të ishte problem mbyllja e operacionit në janar dhe më pas ta lërë fantazistin në Brazil të rritet si lojtar deri në fund të vitit 2020 siç ka vepruar edhe me Rodrygon.
