Reali i Madridit ka prezantuar fanellën e tretë për sezonin futbollistik 2020-2021, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave, por edhe të tifozëve të Los Blancos.

Fansat madrilenë kanë nisur ta blejnë menjëherë atë, duke u dyndur në dyqanet e klubit, pasi dizajni i saj është vërtetë i veçantë.

Fanella e tretë është e zezë me vija anësore rozë. Sponsorët dhe stema e klubit janë gjithashtu me ngjyrë rozë, ndërsa në të gjithë pjesën e zezë, fanella ka edhe lule të pikturuara.

Lojtarët që kanë pozuar me fanellën e re kanë qenë Sergio Ramos, Karim Benzema, Asensio e Marcelo.