Real Madridi ka shpenzuar paratë me kujdes gjatë viteve të fundit, por ardhja e Kylian Mbappes verën e kaluar e riktheu ndjenjën e ‘Galaktikëve’ në ‘Santiago Bernabeu’ që u mbush i tëri kur ai shkeli për herë të parë në fushë.
Mbappe pritet të jetë qendra e planeve të klubit madrilen për vitet në vazhdim, por ‘Los Blancos’ kanë plane për t’i bërë fytyra te ekipit edhe dyshen Vinicius Junior dhe Jude Bellingham.
The Athletic ka raportuar se Florentino Perez po planifikon t’i dhurojë Bellinghamit dhe Vinicius paga të barabarta me Mbappen në kontratat e tyre të ardhshme.
Momentalisht ata përfitojnë 10 milionë euro për sezon, teksa Mbappe fiton 15 sosh, që në këtë rast do të ishte për ta një rritje page prej 50 për qind. Në rastin e Vinicius, ai pritet që të futet në negociata me klubin gjatë verës së ardhshme mes interesimit të fortë që ka për të nga Arabia Saudite.
Ajo që Bellingham dhe Vinicius nuk do të arrijnë të marrin në krahasim me Mbappen është bonusi i blerjes prej 100 milionë eurosh që Mbappe e mori verën e kaluar, e cila ndryshon totalin e parave që ai do të marrë. /Telegrafi/