Sulmuesi anglez i Tottenham Hotspur, Harry Kane mund të bëhet lojtari më i ri i Real Madridit.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez tashmë është afër nënshkrimit të parë të revolucionit që e pret skuadrën në afatin e verës.
Mbretërit janë afër të mbyllin transferimin e parë ‘galaktikë’ dhe ai është sulmuesi anglez, Kane, i cili është më i miri në Ligën Premier dhe ndër më të mirët në Evropë.
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Perez dhe Reali kanë gati plot 175 milionë euro për golashënuesin e lindur anglez.
Real Madridi po vuan për gola këtë sezon dhe këtë e ka treguar edhe trajneri Zinedine Zidane, kështu që Kanë është i zgjedhuri për të kthyer golat.
Klubi londinez ka vlerësuar sulmuesin me 175 milionë euro, por Perez ka një plan të përkryer për të paguar shumë më pak për nënshkrimin e lojtarit të cilin ai e konsideron si ideal për ekipin e bardhë.
Perez e di shumë mirë se Gareth Bale dëshiron të kthehet në Tottenham dhe ka ndërmend të përdorë yllin nga Uellsi si kartë për bisedimet.
Ideja e Perezit është përfshirja e Bale në ofertë në mënyrë që nënshkrimi i Harry Kane të përfshijë një shpenzim prej më së shumti 100 milionë eurosh.