Karim Benzema ka rinovuar kontratën me Real Madrid. Më saktësisht, ka qenë klubi madrilen ai i cili ka aktivizuar një klauzolë në marrëveshjen ekzistuese për të zgjatur me një tjetër vit bashkëpunimin me sulmuesin francez.
Edhe pse palët ishin dakord prej kohësh, Reali ka vendosur që të bëjë gjithçka zyrtare me aktivizimin e klauzolës së famshëm të “Topit të Artë”,. Ajo klauzolë i mundëson Real Madrid që të rinovojë me çdo futbollist i cili në atë edicion ka fituar trofeun individual.
Kështu, Benzema do të jetë pjesë e “los blancos” me të njëjtat kushte financiare deri më 30 qershor të viti 2024.
Periudhë kur te Reali presin që të ndodhë edhe ndryshimi i brezave, pasi francezi do i bëjë vend të riut Endrik i cili mbërrin nga Brazili, por shpresohet edhe njeri mes Mbape dhe Haland.