Në prag të ndeshjes në shtëpi kundër Borussia Dortmundit në Champions League, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e prezantoi kështu ndeshjen në konferencën e sotme për shtyp: “Borussia ka ndryshuar, para së gjithash ka një trajner të ri, por edhe disa lojtarë”.

“Ruajnë të njëjtën ide për futbollin, i cili funksionon mirë dhe ka potencial të madh. Ata janë një ekip intensiv, që luajnë mirë dhe me cilësi individuale dhe kolektive.

“Është një kundërshtar sfidues, ka luajtur edhe në finale kundër nesh. Ne nuk jemi 100%, ne duhet të përmirësojmë lojën tonë. Pak nga pak do ta bëjmë”.