Carlo Ancelotti do të largohet më së largu në fund të sezonit nga Real Madridi, por një gjë e tillë mund të ndodhë edhe më herët.
Real Madridi i ka thënë Santiago Solarit që të përgatitet për mundësinë ta drejtojë ekipin e parë në Kupën e Botës për Klube FIFA 2025 , raporton Relevo.
Solari është drejtor i futbollit i Madridit dhe i besohet plotësisht bordit për sa i përket njohurive taktike të lojës.
Real Madridi po përgatitet për skenarin ku Carlo Ancelotti do të largohet për t’iu bashkuar Brazilit në verë përpara se Kupa e Botës për Klube të fillojë më 14 qershor deri më 13 korrik.
Solari ka drejtuar më parë Real Madridin, në sezonin 2018/19, por nuk ishte një periudhë e mirë për të.
Trajneri argjentinas humbi 8 nga 32 ndeshjet e tij, përfshirë kundër Barcelonës dhe Ajax-it në Ligën e Kamponëve.
Solari u zëvendësua më vonë nga Zidane me Real Madridin që përfundoi në pozitën e tretë në La Liga, pas Barcelonës dhe Atletico Madridit. /Telegrafi/