Real Madridi nuk ka mundur të parakalojë në renditje Barcelonën duke marrë një pikë sfilitëse ndaj Valencias në “Mestaja”. Madrilenët ia dolën vetëm në minutën e 90’+5 të barazonin takimin me Valencian.
Në pjesën e parë, skuadra e Zidan dominoi duke krijuar shumë raste, por mungonte saktësia.
Më pas Valencia arriti në pjesën e dytë të merrte frenat e lojës dhe pas një aksioni të gjatë kaloi në avantazh në minutën e 78-ë me Karlos Soler.
13-herë kampionët e Europës vuajtën deri në fund për të marrë qoftë dhe një pikë të vetme. Në aksionin e fundit të takimit, Benzema përfitoi nga një rrëmujë në zonë duke i vjedhur fitoren Valencias.
Tashmë, Barcelona dhe Real Madrid do të ndeshin brirët këtë sezon për herë të parë ditën e mërkurë. Asnjëra prej tyre nuk pranon barazim teksa kërkojnë të marrin kreun e kampionatit.