Në “Santiago Bernabeu” u luajt ndeshja më e rëndësishme e kampionatit spanjoll mes dy gjigantëve, Real Madrid dhe Barcelona.
Real Madridi fitoi me rezultatin e pastër 2-0, duke parakaluarau Barcelonën në renditje, tashmë me 1 pikë më shumë në krye të La Ligës.
Në pjesën e parë rezultati nuk ndryshoi, edhe pse rastet nuk munguan.
Në fraksionin e dytë të lojës zhbllokohet rezultati. Në minutën e 71-të Vinicius Junior kalon Real Madridin në avantazh, 1-0.
Në fund, sapo futet në fushë duke zëvendësuar Benzemanë, Mariano Diaz në të 92’ me prekjen e parë të topit shënon golin e dytë, duke vulosur fitoren 2-0 të madrilenëve.
Real Madrid: Kurtua, Karvahal, Varane, Ramos, Marselo; Kasemiro, Valverde, Kros, Isko; Vinicius, Benzema.
Trajner: Z. Zidan
Barcelona: Ter Shtegen; Semedo, Pike, Umtiti, Zhordi Alba; Artur, Buskets, De Jong; Vidal, Mesi, Grizman.
Trajner: K. Setien