Reali i Madridit ka marrë fitoren e pestë radhazi po në kaq ndeshje duke mundur me përmbysje Sociedadin në “Santiago Bernabeu”.

Sfida nisi më mirë për miqtë të cilët shënuan që në minutën e 5’ me Barrentksea.

Gjithsesi skuadra e Ançelotit nuk u dorëzua, e cila gjeti golin që në fillimin e pjesës së dytë me anë të Valverdes, ndërsa në minutën e 60’ ishte Hozelu që kompletoi përmbysjen.

Kështu Reali udhëheq i vetëm La Ligën me 15 pikë, teksa ndiqet nga Barcelona me dy më pak. Nga ana tjetër Sociedadi vazhdon të jetë me vetëm 6 pikë në vendin e 11-të.

REAL MADRID 2-1 REAL SOCIEDAD

46′ Valverde, 60′ Hozelu / 5′ Barrenetksea