Nejmar është një nga emrat më të nxehtë të kësaj merkato, për shkak se ai dëshiron të largohet nga PSG-ja.
Prej kohësh Barcelona, është e interesuar për ta rikthyer brazilianin në “Kam Nou”, dhe po punojnë për gjetjen e një marrëveshje.
Por, së fundmi në skenë ka dalë edhe Real Madridi, të cilët gjithashtu janë të interesuar për të marrë shërbimet e 27-vjeçarit. Madrilenët janë të gatshëm të ofrojnë 120 milionë euro plus shërbimet e mesfushorit Luka Modriç, dhe marrëveshja mund të arrihet për shkak të marrëdhënieve shumë të mira midis palëve.
Kjo duket se i ka shqetësuar drejtuesit e Barcelonës, të cilët sipas asaj që shkruan “SPORT”, kanë kontaktuar lojtarin për t’i thënë që të mos pranojë transferimin te Real Madridi. Gjithashtu katalanasit i kanë thënë, se ata do të nisin një ofertë tjetër të përmirësuar, dhe do të përpiqen ta transferojnë atë tek skuadra e tyre./panorama-sport/