Carlo Ancellotti u shfaq i patrazuar në sallën e shtypit të “Metropolitano”. Trajneri e njohu drejtësinë e fitores së Atlético Madridit, mori përgjegjësinë për shpërqendrimin e skuadrës së tij në fillim të ndeshjeve, çka u përsërit këtë të diel në fillim të pjesës së dytë. Ai e di që humbja në derbi ka gjithmonë pasoja, por paralajmëron: “Kam shpatulla të gjera”.
Ndryshimi i formacionit – “Nuk ka ndryshuar, sepse e nisëm si diamanti, Modric si mesfushor dhe dy sulmues. Ndodhi që nuk e nisëm mirë, nuk u mbrojtëm mirë, ishim të dobët në zonën tonë. Me 2-0, kundërshtari zhvilloi lojën që dëshironte, duke u mbrojtur mirë dhe me kalime të shpejta. Në këtë kuptim, Atletico Madridi ka bërë më mirë se ne”.
Mungesa e vëmendjes – “Ne kemi biseduar dhe do të vazhdojmë të flasim për këtë, sepse është një çështje e rëndësishme. Na ka ndodhur disa herë dhe tri herë kemi mundur të kthehemi, sot ishim afër që ta bënim këtë, por 3-1 rezultati ishte i tepërt dhe me atë gol përfundoi ndeshja”.
Mungesa e një sulmuesi në formacion – “Joselu nuk ka luajtur në fillim, sepse donte të kishte më shumë kontroll mbi topin. Luajtëm me një mesfushor shtesë. Pozicioni i Jude nuk ka ndryshuar në sulm, vetëm në mbrojtje. Problemi ishte brishtësia në mbrojtje, të cilën nuk e kishim pasur në të kaluarën. Në vetëm 45 minuta, ata kanë shënuar tre gola ndaj nesh, po aq sa në të gjitha ndeshjet e mëparshme. Ne kemi qenë të brishtë, nuk ka qenë një natë e mirë dhe nuk jemi mbrojtur mirë si zakonisht. Nuk kemi qenë kompaktë dhe Atletico Madridi ka përfituar nga kjo”.
Goli i anuluar – “Nuk e kam parë rastin në video, por më thanë se Rüdiger ishte jashtë loje”.
Tre gola me kokë – “Tre golat ishin fotokopje, gabuan qendërmbrojtësit, nuk ishim të pozicionuar mirë. Nuk ishim kompaktë në asnjë nga tre golat”.
Mungesa e golit – “Atletico Madridi është një nga skuadrat që mbrohet më mirë, jo vetëm në Spanjë. Ata janë të organizuar, të fortë në duele dhe nuk është e lehtë t’iu gjesh hapësira. E kemi kërkuar golin nga jashtë zonës, por na ka munguar efektiviteti”.
Kroos dhe Modric startues – “Unë po përpiqesha të kisha pak më shumë kontroll në mesfushë, gjithashtu doja t’i jepja pushim Tchouaméni, i cili ka luajtur shumë deri më tani, duke përfshirë ekipin kombëtar”.
Zëvendësimi i Modric – “Ne nuk vëmë në dukje askënd dhe të tregojmë me gisht Modric do të ishte shumë. Ai nuk luajti mirë, por si shokët e tij të skuadrës. Me më pas kërkova më shumë lartësi përpara për të luajtur me më shumë qendra, pasi po humbnsim”.
A do ta ndryshoja planin fillestar – “Është një pyetje e mirë. Mund të kisha bërë më mirë, kjo është e qartë. Kur skuadra nuk bën atë që duhet, është përgjegjësia ime, por unë kam shpatulla shumë të gjera, nuk ka asnjë problem”.
Më shumë variante – “Unë shikoj ndeshjen e radhës. Sot nuk kemi bërë mirë, por jo për shkak të modulit të lojës, që nuk do të ndryshojë. Është një humbje që mund të jetë një mundësi për t’i bërë gjërat më mirë në të ardhmen. Jemi të trishtuar dhe të zemëruar, por deri më tani kemi bërë shumë mirë dhe do të vazhdojmë të bëjmë shumë mirë”.
Mungesa e golit – “Sot Vinicius nuk mundi të shënonte. Rodrygo u përpoq, por me hapësira të vogla është e vështirë për të gjithë. Gjithsesi, nga shtatë ndeshje ne kemi fituar gjashtë dhe kemi shënuar gola. Atletico Madridi u mbrojt shumë mirë, shkoi përpara dhe bëri lojën që dëshironte. Jemi përpjekur me pasime cilësore, filtruese, por diferencën e ka bërë fakti që ata kaluan në avantazh me dy gola në fillim”.