Doni Van De Bek është padyshim bashkë me De Ligt dhe De Jong, një nga zbulimet e mëdha të këtij Ajaksi.
Me De Jongun te Barcelona dhe De Ligtin shumë pranë katalanasve, skuadrës së Realit nuk i mbetet gjë tjetër të tentojë të rrëmbejë Van De Bek-un.
Sipas asaj që raporton “Sport Bild”, Reali është duke e ndjekur me shumë imtësi rastin e 22-vjeçarit dhe pritet gjatë verës të bëjë një ofertë zyrtare.
Dortmundi dhe PSG-ja janë ekipet e tjera që kanë shfaqur interes, por kur Reali kërkon një lojtar, “po-ja” është e sigurt.
