Bajerni i Mynihut është duke bërë shumë paraqitje të dob♪7ta në këton ndeshje të fundit dhe duket se i gjithë presioni bie mbi trajnerin Niko Kovac. Kroati tashmë duket se është shumë afër shkarkimit. Bayern Munich është duke menduar që ta zëvendësoj kroatin, i cili duket se është larg pritshmërive të klubit.
Skuadra gjermane ka bërë një listë të trajnerëve që mund ta zëvendësojnë Niko Kovacin, përcjell “lajmi.net”. Në listën e Bayernit të Mynihut janë emrat si, Laurent Blanc, Zinedine Zidane dhe Arsene Wenger.
Për tifozët, më shumë se sa Kovac, fajtorët kryesorë janë vetë futbollistët bavarezë. Flitet se në dhomat e zhveshjes ka probleme mes ish-trajnerit të Eintrachtit të Frankfurtit dhe disa prej senatorëve të skuadrës, të pakënaqur për minutazhin e pakët në dispozicion.
E kjo nuk është hera e parë që kjo gjë ndodh, me Pep Guardiolan e Carlo Ancelottin, të cilët kanë pasur në të kaluarën të njëjtin problem.