Sipas gazetës spanjolle, “Marca”, presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, kërkon me cdo kusht t’i rrëmbejë Interit sulmuesin argjentinas, Mauro Icardi, i cili po shkëlqen këtë sezon, duke shënuar 15 gola në 14 paraqitje të deritashmë në Serie A. “Informacionet sportive janë pozitive në të gjitha aspektet”, shkruan e përditshmja e Madridit, “por klubi madrilen ka dashur të thellohet dhe ka kërkuar një dosier për disa episode jashtë fushe të përjetuara nga Mauro, fillimisht i etiketuar si një lojtar i ndërlikuar.

Por, duket se e gjithë kjo është harruar. Në Madrid janë të vetëdijshëm se blerja e bomberit nuk do kushtojë më pak se 100 milionë euro”, përfundon artikulli i “Marca”-s. Interi i ka vendosur në klauzolë Icardit, ku në rast se ndonjë klub dëshiron shërbimet e tij, duhet të paguajë hiq më pak se 110 milionë euro. Icardi ka kontratë me Interin deri në vitin 2021