Pasi humbi Kristiano Ronaldon, Reali i Madridit u hodh në sulm për të gjetur një zëvendësues të denjë për të, por nuk ia arriti qëllimit të transferonte në “Santiago Bernabeu” asnjë lojtar me peshë. Gjatë kësaj periudhe skuadra e trajnerit Lopetegui, në rrezik për t’u larguar, ka vuajtur shumë të gjejë golin.

Reali ka shënuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e fundit dhe drejtuesit e tij janë hedhur sërish në sulm për të afruar sa më parë një lojtar me kualitet për repartin e avancuar. “El Confidencial” shkruan se Reali është gati për të bërë një sforco për të marrë Herri Kejn nga Totenhemi.

Sulmuesi i kombëtares angleze ka kosto të lartë, ndërsa alternativa e tij është më ekonomike. Bëhet fjalë për sulmuesin e Lajpcigut në Gjermani, Timo Verner./Vipsport/