Me golin vendimtar të Yerry Mina në ndeshjen Senegal-Kolumbi (0-1), Barcelona arrin përkohësisht Real Madridin, si skuadra (klubi) me golashënuesit më të mirë në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2018, me 9 gola secili.
Deri tani, ndërkombëtarët e Barçës po i ndajnë golat. Philippe Coutinho (Brazil), Luis Suárez (Uruguaj) dhe Yerry Mina (Kolumbi) kanë nga 2 gola; Leo Messi (Argjentinë), Rakitic (Kroaci) dhe Paulinho (Brazil), nga 1 gol.
Në rastin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo (Portugali) ka 4 gola dhe është i dyti në listën aktuale të golashënuesve të këtij Botërori, pas Harru Kane; Luka Modric (Kroaci) ka shënuar 2 gola; ndërsa Toni Kroos (Gjermani), Nacho (Spanjë) dhe Isco (Spanjë) kanë realizuar nga 1 herë.
Pas Angli-Belgjikë (0-1) dhe Panama-Tunizi (1-2), dy ndeshjet e fundit, që mbyllën fazën e grupeve të Botërorit të Rusisë, që ka nisur prej 14 qershorit, Tottenham është klubi i tretë, ndërkombëtarët e të cilit kanë qenë më efektivë me 8 gola.
Harry Kane (Angli) kryeson renditjen me 5 gola; Son (Koreja e Jugut) me 2 gola dhe Erikssen (Danimarka), që ka shënuar 1 herë.
Premier League është, në nivel kolektiv, si kampionat, ajo që ka më shumë gola në këtë moment, në Botërorin e Rusisë, me 31 gola, pastaj vjen La Liga (Spanjë), me 30 gola.
Manchester City është klubi më i përfaqësuar në “Rusi 2018” (16 futbollistë), por kampionët e Anglisë nuk kanë spikatur me numrin më të madh të golashënuesve në fazën e grupeve të Botërorit.
Ku vjen puna te goli, Reali i Madridit dhe Barcelona, përfaqësohen më së miri në këtë event, me lojtarë që e njohin mjaft mirë rrugën e rrjetës.
Jo më kot, dy gjigantët e futbollit spanjoll janë klubet me më shumë finalizime në në Botëror, deri në këto moment, para se të nisë raundi me eliminim direkt, 1/8 finale.