Real Madridi duket se ka vendosur të ndjekë linjën e të rinjve, duke ndryshuar tërësisht mentalitet në krahasim me të shkuarën, sepse vitin e shkuar bleu brazilianët Vinícius Júnior e Rodrygo, për 100 milionë euro në total, ndërsa tani kërkon pasardhësin e Karim Benzema dhe sërish ka piketuar një lojtar shumë të ri në moshë.
Duke parë se lojtarë si Edinson Cavani, Robert Lewandowski e Harry Kane kanë çmime absurde, Reali ka vendosur të blejë 21-vjeçarin Luka Jovic nga Eintracht Frankfurt, raporton AS.
Sulmuesi serb ka mahnitur këtë sezon në Bundesligë, me 18 gola në 25 ndeshje, ndërsa Frankfurti do ta blejë për 8 milionë euro nga Benfica, sipas kontratës, para se ta shesë me një çmim shumë herë më të lartë.
Me Vinícius e Jovic Reali do të kishte një ndër sulmet më të rinj në qarkullim, një garanci shumëvjeçare, ndërkohë që jo vetëm Benzema, por edhe Gareth Bale, pritet të largohen verën e ardhshme./telesport/