Real Madrid ka mposhtur me vështirësi Rajo Vajekanon, në sfidën e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit spanjoll. Rezultati përfundimtar ishte 2 me 1 në favor të “los blancos”.
Asgjë nuk ishte e lehtë për të besuarit e Ançelotit. Dhe pse Mbape dhe Vinicius i dhanë avantazhin e dyfishtë pas 34 minutave lojë, Rajo rihapi sfidën në minutat shtesë të pjesës së parë.
Pjesa e dytë pa miqtë të kërkonin barazimin, por pa sukses. Ivan Balliu u aktivizua në minutën e 70-të për miqtë.
Reali i bashkohet Barçës në krye pas kësaj fitoreje. Katalanasit kanë për të luajtur një ndeshje të prapambetur ndaj Osasunës.
REAL MADRID 2-1 RAJO VAJEKANO
30′ Mbape, 34′ Vinicius – 45+2′ Pedro Diaz