Reali duket se ende nuk e ka mbyllur merkaton e verës, duke qenë se po kërkon një lojtar që mund të zërë boshllëkun që la Kristiano Ronaldo kur u largua drejt Juventusit.
Emra nga më të ndryshmit janë lakuar në zyrat e Realit, por shumë pista kanë rënë si ajo e Kejn, Salah apo edhe Levandovski.
Sipas mediave spanjolle, madrilenët po përgatisin një ofertë që arrin deri në 300 milionë euro, por së pari duhet te shpresojnë që UEFA të marrë një vendim në lidhje me PSG-në dhe e mira për to, do të ishte që UEFA të dënonte parisienët.
Në kushte të tilla, kalimi i Nejmarit në Spanjë te Reali, nuk do të ishte më vetëm një ëndërr për tifozerinë, pasi një dënim i mundshëm do të përjashtonte PSG-në për disa vite nga Kupat e Europës dhe shumë që do të merrte si gjobë klubi francez, do të ishte e majme.
Vetëm shitja e yjeve si Nejmari apo Mbape, do të shpëtonin financat e klubit. /vipsport/