Duket se Reali i Madridit vazhdon të kërkojë lojtarë të talentuar për të ardhmen e skuadrës në mënyrë që të vazhdojë të fitojë akoma dhe m shumë trofe.
Emri i fundit që ndodhet në radarët e klubit spanjoll është ai i Joshko Gvardiol.
Kroati i cili shkëlqeu këtë Kupë Bote me Kroacinë mund të largohet nga Lajpcigu, me këtë të fundit që kërkon 90 milionë euro.
Në garë për të ndodhesh prej kohësh edhe Çelsi, por për të mundur konkurrencën e “Bluve”, Perez mendon të ofrojë 100 milionë për 20-vjeçarin.
Vendimin e fundit do ta marrë vetë lojtari, i cili do të zgjedhë se ku do të vazhdojë karrierën e tij, pasi shihet e pamundur që ai të jetë pjesë e Lajpcig për më shumë se disa muaj të tjerë.