Real Madrid nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Trent Alexander Arnold. Sipas Fabrizio Romano bëhet me dije se në ditët e ardhshme “Los Blancos” do të zbarkojnë në Angli për të nisur zyrtarisht bisedimet për anglezin.
Madrilenët janë të gatshëm të paguajnë 25 milionë euro për mbrojtësin, i cili ka kontratë me “The Reds” deri në qershor të këtij viti.
Ofertë kjo që duket e vështirë të pranohet nga klubi anglez, pasi këto të fundit kërkojnë më tepër se aq.
Ndërkohë spanjollët nuk dëshirojnë të nxitojnë dhe nëse gjatë kësaj merkatoje nuk arrihet një marrëveshje për transferimin e tij, drejtuesit do të presin deri në merkaton e verës për ta transferuar me parametra zero.