Real Madrid ka hedhur hap fals në takimin e parë të sezonit të ri në kampionatin spanjoll. Kampionët në fuqi të Spanjës nuk shkuan më larg se një barazim 0-0 me baskët e Real Sociedadit.
Pavarësisht dominimit të ndeshjes, skuadra e Zinedin Zidanit nuk diti të shënojë dhe të merrte 3 pikët në këtë takim, pavarësisht se nisej si favorit.
Skuadra baske kishte mundësitë e saj në këtë sfidë, ku për t’u përmendur ishin dy tentativa të Isak në minutat e fundit të pjesës së parë, me njërën prej tyre që u ndal nga Courtois me këmbë.
Për Los Blancos kjo ishte ndeshja e parë në këtë kampionat, por skuadra e Zidane pavarësisht rasteve të shumta që krijoi nuk arriti të thyente rezistencën e Real Sociedadit.