Mund te duket e çuditshme por tashme ky eshte realiteti edhe i basketbollit shqiptar. Pasditen e sotme, Vllaznia e shume traditave dhe e emrave te medhenj ne kete sport, njekohesisht e 9 titujve kampione, eshte mundur nga nje skuader pa asnje tradite ne kete sport, nga Beselidhja e Lezhes.

Sigurisht qe nuk eshte faji i kesaj te fundit, por tashme keto jane ndodhite e sportit edhe ne vendin tone. Fale investimeve te fuqishme, Beselidhja e ardhur sivjet nga kategoria e pare, po i mund te gjithe skuadrat pretendente nje e nga nje.

Pasi e ka bere kete gje me Teuten dhe Tiranen, sot lezhjanet kane fituar edhe me Vllaznine ne ndeshjen e rradhes per kampionat. Ajo eshte luajtur ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit dhe Beselidhja ka triumfuar ne shifrat 95-76.

Me kater basketbolliste amerikane ne rradhet e saj, ajo po tregon se jo vetem do te siguroje qendrimin ne Superlige, por mund te pretendoje edhe per me shume. Por nga ana tjeter, Vllaznia me 10 lojtare ne organike por edhe me to me shume probleme, nuk mund te beje asgje me shume perveçse te koleksionoje humbjen e rradhes.

Nese gjerat nuk ndryshojne atehere kuqeblute jo vetem qe do ta kene serish enderr fitimin e titullit te 10-te kampion, por per momentin jane kandidatet kryesore per te rene nga Superliga./SHKODRA-SPORT.COM/