Dje, Vllaznia luajti kundër Partizanit, ndeshje që përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të të kuqve.

Kjo sfidë ishte shumë e rëndësishme për të dy skuadrat që synonin të merrnin pikë për vetë objektivat që kishin. Shkodranët duhet të fitonin doemos, në të kundër Kategoria e Parë është shumë pranë.

Në fakt kështu ndodhi. Kuqeblutë u mposhtën në “Selman Stërmasi” dhe tashmë vetëm një mrekulli mund t’i shpëtojë për të qëndruar në Superiore.

Pjesë e organikës shkodrane në këtë sezon ishte Gilman Lika. Ish-mesfushori i Tiranës nuk pranoi sezonin e shkuar të luante kundër Vllaznisë në një ndeshje vendimtare dhe ishin bardheblutë ata që zbritën një kategori më poshtë pas barazimit 0-0.

Ndërsa në këtë edicion, mesfushori është vetë pjesë e kësaj situate mjaft të vështire të ekipit më të vjetër në historinë e futbollit shqiptar.

Eh, çfarë ironie fati, por sidoqoftë ai është i detyruar ta pranojë realitetin…newsport/