Shqipëria është gjithmonë duke punuar për të sjellë futbollistë të rinjë në ekipin Kombëtar. Por jo gjithmonë terreni është i lehtë dhe ka shumë vështirësi, për mënyrën sesi sillen lojtarët.
Për t’u theksuar nga konferenca e Panuçit gjatë ditës së sotme, janë fjalët që i drejtoheshin një shembulli konkret, kur trajneri shihte më nga afër një futbollist. Sigurisht, pa emra konkretë, por gjithsesi shumë është folur rreth mënyrës së sjelljes nga ana e lojtarëve.
Panuçi ka folur për një rast, teksa së bashku me pjesëtarë të Federatës, kishte shkuar për të parë më nga afër një lojtar. Shumë njerëz gjendeshin për të, ndërsa vetë menaxheri i tij shitej rëndë, duke mos i premtuar trajnerit pranimin e ftesës nga ana e Panuçit.
“Kam parë një lojtar që ishte i rrethuar nga kryetari i bashkisë, babai, daja dhe menaxheri. Sikur të flitej për Mesin në fushë. Sapo e pashë dhe e dëgjova se çfarë po flitej për të, i thashë pjesëtari tjetër të Federatës që këtij lojtari do i vëmë kryqin.
Tani as që e di se ku luan, ndërsa menaxheri i tij bënte sikur po flisnim për Kristiano Ronaldon. Më tha se nuk më premtonte dot, nëse ky futbollist do i bashkohej Shqipërisë”, ka thënë Panuçi. /Shqiperia.ch/