Edhe pse i eliminuar prej dy turesh, Kristiano Ronaldo vijon të jetë golashënuesi më i mirë i Europianit me 5 gola.

Pas tij, i vetmi me mundësi për ta arritur është Patrik Shik që nesër do të luajë kundër Danimarkës.

Shanse edhe për Lukakun nëse shënon dhe kapërcen pengesën Itali sot në orën 21:00, por edhe për Sterling që nesër mbrëma në 21:00 do të ketë mundësi të përmirësojë ecurinë e tij të përbërë nga tre gola deri në këtë moment

Mes klubeve që është nderuar nga të federuarit e vet është Juventusi, që ka nëntë gola në listën e golashënuesve të këtij Europiani, falë Ronaldos (5), Moratës (2), Ramsejt (1) dhe Kiezës (1).