Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni vazhdon që të shkëlqejë me fanellën e Granadas në LaLiga 2.
29-vjeçari ka shkruar historinë me klubin spanjoll, pasi është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Granada.
Uzuni shënoi 3 gola në fitoren 4-1 të Granadas përballë Kartagjenës të martën, duke qenë protagonisti absolut i sfidës. Falë kësaj paraqitjeje, sulmuesi shqiptar është përzgjedhur në formacionin e javës së 20-të në kampionat.
Uzuni ka shënuar 14 gola në 17 ndeshje të luajtura në kampionat këtë sezon me fanellën e Granadës.